Starova mbërrin në Laç…

Sulejman Starova, trajneri i njohur shqiptar, merr përsipër të drejtojë skuadrën e Laçit, në një moment kur bardhezinjtë janë duke u lëkundur nga pozitat në objektivët sezonalë.

Me Kupen e Shqipërisë thuajse të dorëzuar, kurbinasit e shohin veten jashtë zonës europiane dhe javët e mbetura në kampiont, ndërsa vëndi i tretë nuk mund të kapet lehtë, vështirësia rritet. Në këto kushte është thirrur në “kauzë” një stekë e vjetër – Starova.

Në një dalje për “Supersport”, “Bobi” shpjegon arsyet teksa menjëherë ka nisur nga puna dhe tregon recetën se si do të nxjerrë bardhezinjtë nga kriza e javëve të fundit.

 “ Sigurisht që kthehem pas një viti në Superiore dhe në radhë të parë falënderoj presidentin që më bëri ofertën. Kjo tregon se ai ka besim te unë dhe jam i destinuar të punoj me përkushtim dhe të bëj maksimumin bashkë me skuadrën, për të realizuar objektivat e klubit”, – tha ndër të tjera Starova.

Laçi do të presë të dielën Flamurtarin, ndërsa pas disfatës në të vajtjes, në Kupë me Tiranen, pritet reagimi i mënjëhershëm i skuadres. Starova mbërriti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!