Partizani, tifozët “paguajnë” gjobën…

Drejtuesit e Partizanit kanë vendosur të mos ia prishin tifozëve të tyre. Ata kanë vendosur ta paguajnë gjobën prej 5 milionë lekësh vjetra, detyrim për të hapur dyert e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Kësisoj, të dielën në orën 17:00, “Guerrilsat”, por edhe simpatizantët e tjerë të skuadrës së kuqe të kryeqytetit, do të jenë të pranishëm në supersfidën e javës së 25-të, Partizani – Teuta, takim me shumë rëndësi në garën për titull të “të kuqve”.

Por drejtuesit e Partizanit kanë menduar edhe një mënyrë “origjinale” për të mos e rënduar arkën e klubit. Ata kanë rritur çmimet e biletave, çka në mënyrë të tërthortë do të  thotë që gjobën prej 5 milionë lekësh të vjetra do ta paguajnë vetë tifozët e kuq.

Kështu, çmimi i biletave, që kanë nisur të shiten që sot nga ora 10:00-19:00, do të ndryshojë, krahasuar me takimet e mëparshme. Një biletë për në tribunën përballë nga 200 lekë do të shitet në 300 lekë, ndërsa çmimi i biletave të tribunës është dyfishuar, nga 500 në 1000 lekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!