“Shpresoj se jemi në rrugën e duhur”

Trajneri i ekipit kombëtar U-19,  Nevil Dede, ka dalë sot në konferencë për shtyp, ku ka folur për miqësoren, që do të zhvillojë ndaj Maqedonisë së Veriut, më 24 mars ora 15:00, në stadiumi “Skëndërbeu” të Korçës.

Në fjalën e tij, trajneri Dede ndërmjet të tjerash ka theksuar:“Ekipet e moshave rinovohen çdo vit, kjo punë ka filluar në muajin dhjetor për të parë të gjithë lojtarët që duam të aktivizojmë te Shqipëria. Dua të theksoj se kjo listë që po zbardh sot nuk është përfundimtare, ne po mundohemi të marrim më të mirët.

Edhe numri prej 26 futbollistësh të grumbulluar është pak i madh realisht, por ne jemi në kushtet që ka lojtarë shqiptarë, të lindur në Europë që janë të dyzuar dhe në këto kushte, jemi të detyruar t’i afrojmë përpara kohe. Në çdo moment, në çdo javë, ne si trajnerë jemi në vëzhgim të futbollistëve, shpresoj se jemi në rrugën e duhur.

E mira nuk ka fund, për të qenë të sinqertë, ka ende lojtarë që ne nuk i kemi parë, si në Gjermani, Zvicër, apo vendet nordike. Gjithsesi unë mendoj se 60-70% skuadra do jetë kjo që do të grumbullojmë kësaj radhe”, ka deklaruar trajneri Nevil Dede, që ka theksuar idenë se vazhdon puna për seleksionimin e kësaj grupmoshe.

Ja dhe të përzgjedhurit e trajnerit Dede për miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!