Duka: Dua fitore ndaj Turqisë…

Armand Duka, në “Provokacija” të Mustafa Nanos pak çaste më parë në TV “ABC”, ka folur pa doreza. Kreu i FSHF-së tha se Kombëtarja nën drejtimin e Panuçit, duhet të luftojë fort në 22  mars për të marrë fitoren e parë në grup.

Sipas Dukës, Panuçi i shkollës italiane, mund të konsiderohet trajner mjaft i mirë, por nuk përjashtoi mundësinë e shkarkimit të tij pas çdo ndeshje.

Ndeshja më e mirë?  “Them se sfida e humbur 2-0 në Izrael me vëndasit, ka prodhuar lojën më të mirë tonën. Gjithsesi, ka pasur plot takime mbresëlënese”. Më pas Duka  ka folur dhe për zgjedhjet e futbollistëve shqiptarë.

Kreu i Federatës, pikasi rastin Durmishaj që me gjasë, ka zgjedhur të pranojë bluzen e Greqisë.

Nën pyetjet me “spec” të moderatorit të njohur, Duka pranoi të japë shpjegime lidhur me dënimin e Kamzës dhe dukuritë e dhunës, duke marrë përsipër aprovimin e vendimet të Komisionit të Disiplinës. “Sipas meje, ato kanë qënë konformë rregullores”.

Ndër të tjera, Armand Duka përmendi edhe faktin se futbollistët nga Kosova, janë vetë ata që zgjedhin sipas dëshirës dhe se me kombëtaren kuqezi, ata ndihen po aq të barabartë.

 Kombëtarja shqiptare, do të startojë me ndeshjet për  Euro 2020, pikërisht  në 22 mars, ndërsa në “Loro Boriçi”, do të përballet me Turqinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!