Superiorja “mbush” kuqezinjtë U-21

Edhe kuqezinjtë e ekipit U-21 nisin aventurën e tyre eliminatore për Europianin e moshës. Një ditë pas të rriturve, kuqezinjtë e rinj deri 21 vjeç, do të përballen me bashkëmoshatarët e tyre të Turqisë dhe Andorrës.

Kështu, më 23 mars, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, Shqipëria U-21 do të ndeshen me Turqinë U-21. Ndërsa më 26 mars, kuqezinjtë tanë të rinj, në transfertë do të përballen me 21-vjeçarët e Andorrës.

Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka zyrtarizuar të përzgjedhurit e tij. Ajo që bie në sy, ndryshe nga herët e tjera, është prania e 9 futbollistëve të rinj, të cilët luajnë ne kampionatin tone të Superiores.

Ja dhe të përzgjedhurit e trajnerit Bushi, për dy sfidat e para, atë ndaj Turqisë dhe më pas të Andorrës:

Portierë: Gentian Selmani (Laçi), Mario Dajsinani (Skënderbeu), Romeo Harizaj (Apolonia)

Mbrojtës: Jon Mersinaj (Laçi), Shaqir Tafa (AC Kuneo 1905), Drilon Kryeziu (NK Triglav), Leonard Maloku (Fermana), Geraldo Bajramaj (Birmingam), Loenidas Rosi (Apolon Smirnis), Kristian Bushaj (Panioinios)

Mesfushorë: Lindon Selhai (Standard Liezh), Arbnor Muçolli (NK Vejle), Omar Imeri (Shkëndija Tetovë), Sherif Kallaku (Teuta), Agim Zeka (Fortuna Sitard), Laorent Shabani (Malmo), Esat Mala (Partizani), Emir Sahiti (Hajduk Split), Julian Shehu (Kastrioti)

Sulmues: Rubin Hebaj (Partizani), Shefit Shefiti (Shkëndija Tetovë), Xhakomo Vrioni (Venecia), Din Sula (Vasland Beveren), Emiljano Bullari (Olimpiakos), Lorenco Vila (Teuta)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!