Partizani, festë për ditëlindje

Sot në Tiranë, mes shumë personalitetëve të klubit të Partizanit dhe të jetës sportive në vend, u zhvillua një takim në nder të ditëlindjes (së munguar) të 80-të të mjeshtrit të madh të topit, Panajot Pano.

Mes të pranishme dhe kreu i FSHF-së z. Armand Duka, ish-presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, drejtori i klubit Partizani, z. Olsi Rama etj. Nga kasta e vjetër e shkollës së “kuqe”, në hollin e ish-hotel “Sheratonit”, u panë Sulejman Maliqati, Sabah Bizi,  Astrit Ziu…

 Nuk mund të mungonte në këtë datë-përvjetor, i biri i legjendës Pano, Ledio Pano dhe pjesëtarë të familjes së tij.

Prof. Përparim Kabo, në rolin e moderatorit, pas fjalës së tij hapëse  kushtuar jetës së  Panos, e kaloi më pas fjalën te disa prej të ftuarve  specialë.

Njëri prej tyre, Shkëlqim Hajdari, përpos urimit për ditëlindjen e munguar të Panos, hodhi idenë se stadiumi i ri i projektuar, si “Arena Kombëtare”, të marrë emrin “Stadiumi Kombëtar, Panajot  Pano”.

Pjesëtarë të akademisë së klubit Partizani, më tej shpërndanë për të pranishmit fanelën me numër 80. Simbolika, Pano 80 vjeç.

Në fund u shtrua një kokteil, ndërsa ish-futbollistë e drejtues, njerëz  të mediave sportive, shkëmbyen ide e zhvilluan biseda, me temën e përbashkët “Panajot Pano”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!