Ferit Keta, i pamposhtur…

Pinjolli i familjes Keta, Feriti, në ringun spanjol tregoi në mbrëmjen e së shtunës se është i pamposhtur. pavarësisht nga kundërshtari që i del përballë.

Kësaj here ai mundi me K.O. teknik në raundin e 5-të kundërshtarin e tij argjentinas, Zarate, që konsiderohej si boksier i pathyeshëm në peshën “cruiser”.

Qysh në raundin e parë në ndeshjen që u zhvillua në Spanjë, boksieri shqiptar Keta dëshmoi se do të ishte ai që do të diktonte garën.

Një breshëri grushtesh, që tronditi keqazi boksierin argjentinas. Rezistenca e Zarates zgjati deri në raundin e 5-të, ku argjentinasi u tërhoq, duke pranuan humbjen e takimit me K.O. teknik.

12 ndeshje, 12 fitore, janë treguesit teknikë të të talentuarit Ferit Keta, shifra këto që e bëjnë boksierin shqiptar të pamposhtur në ringun ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!