Titujt fitohen, miqësia mbetet…

Turneu Panajot Pano është një turne, i cili bashkon kolegët gazetarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe me të treguar për këtë ide nga miku im Dëfrim Methasani kemi rënë shumë shpejt dakord për pjesëmarrjen edhe të Deutsche Welles.

Ne jemi shumë krenarë që si ekip nga Gjermania mund të prezantohemi në këtë evenimet. Për ne është kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi takuar kaq shumë miq nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Përshtypjet e kolegëve të mi janë të jashtëzakonshme. Ata marrin me vete një copë shumë të madhe të trojeve tona, të traditave, vlerave dhe mikpritjes shumë të njohur shqiptare.

Për mua si njeri me origjinë nga Kosova është kënaqësi e veçantë që kam mundësinë që për herë të pestë të sjell gazetarë, kolegë dhe miq nga Gjermania për të njohuar këto troje, për të njohur vlerat e vërteta të sportit dhe të kombit shqiptar.

Panajot Panon e kanë njohur shumë pak kolegë të mi gazetarë. Por tani jo vetëm që e dinë se kush ishte legjenda e futbollit shqiptar, por kanë njoftuar kaq shumë miq, sa që unë më nuk ju duhet si ndërmjetëses.

Kolegët e mi gjermanë, afrikanë, nga shumë vende të Europës, tani e kanë mbyllur Shqipërinë, Kosovën dhe tërë rajonin, në zemrat e tyre. Jam i lumtur që kam mundur të shërbej si urë lidhëse mes Gjermanisë dhe vendeve tona.

Tituj e kampionit fitohen apo jo, por njerëzia, miqësia mbetet. E këtë do ta kemi me vete gjithmonë.

Përzemërsisht nga Ulqini, Bahri Cani 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!