Motori i parë, Doviciozo

Startoi sot në Katar, “MotoGP”, sezoni i ri i motorave. Në Losail, Andrea Doviciozo me “Dukatin” e tij, u bë fituesi i parë për llogari të sezonit të ri.  

Italiani 32-vjeçar u shfaq flutures në garën e fundit, duke dërguar në festë gjithë skuderinë e “Dukatit”. Finale e gjitha drithëruese, ndërsa Doviciozo u desh të fitonte me “fotofinish” ndaj kampionit të botës në fuqi, spanjolit Mark Markez.

Në podin e nderit u ngjit edhe Kratçlou. Si Markez, ashtu dhe Kratçlou,  garuan për “Hondën” që gjithsesi, duket se do të jetë sërish protagoniste e madhe e edicionit.

 Për “doktorin”, vetëm vendi i 5-të. Italiani me “Yamaka”, u nis nga vendi i 14-të, teksa pas shumë parakalimesh, Valentino Rosi, ia doli të vijë deri në  afërsi të medaljeve, por pa mundur dot të kapërcejë fituesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!