Ferronikeli, kryesues me +5 pikë

Me përfundimin e ndeshjeve të javës së 22-të, në Kosovë, u mbyll faza e dytë e kampionatit të Superligës. Diferenca prej +5 pikësh e Feronikelit ndaj Prishtinës dhe Llapit, që janë në ndjekje, mbeti e pandryshuar.

Kryesuesit e kampionatit arritën një fitore të lehtë në Drenas ndaj Gjinalit. Rexha (2) dhe Zeka, ishin autorët e golave të Feronikelit, që fiksuan shifrat 3-0 të ndeshjes.

Ndërkohë që ndjekësit, kryeqytetasit e Prishtinës arritën të fitojnë 2-1 si udhëtues ndaj KEK-ut të fundit, ashtu si edhe Llapi, që mundi 3-1 në fushën e tij ekipin e Trepça ’89.

Sakaq, Liria dhe Ballkani që janë mbërthyer në garën për mbijetesë, nuk mundën të shkojnë më tepër se sa barazimi.

Liria 1-1 ndaj Drenicës, ndërkohë që Ballkani mori një pikë me shumë vlerë në Prishtinë, pasi barazoi 0-0 me Flamurtarin.

Ferizaj, që është në kuotën e 24 pikëve së bashku me Lirinë, u mund 1-0 në Gjilan nga Drita, që renditet në vendin e katërt me 35 pikë të grumbulluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!