Pa tifozë? Partizani drejt Elbasanit…

Kupa për “demat”, ndaj Luftëtarit, përfundon në Elbasan

Pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të dhunës së një javë më parë  në Kamëz, sot drejtuesit e shtetit dhe të federatës së futbollit, duket se kanë konkluduar për rregulla të reja loje.

Nesër do të startojë kupa dhe çifti Partizani-Luftëtari listohet i pari që zbret në fushë. Të kuqtë, pritës në të vajtjes, kanë zgjedhur  të luajnë  jashtë Tirane.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Partizanit në rrjetet sociale, ndërsa ka zgjedhur “Elbasan Arenan” për të pritur gjirokastritët.

Të dënuar nga disiplina,”demat”, nuk do të kenë në krah tifozerinë, ndaj ky spostim drejt Elbasanit, duket i pranueshëm.

Por lëvizja e tyre drejt një stadiumi tjetër, me gjasë është diktuar nga fakti që në “Selman Stërmasi” të mërkuren, është në program sfida tjetër ajo mes Tiranës dhe Laçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!