Arrati dhe rikthime!

Zgjedhja e Armand Dukes si anetar komiteti ekzekutiv i Uefa-as me 7 shkurt, padyshim arritja me e madhe e tij dhe Shqiperise ne organizmin e larte Europian, i parapriu javes futbollistike qe mbyllet neser me ciftin Skenderbeu-Laçi.
E 21-ta e Superiores, “nguli gozhden” sezonale ndërsa Tirana, ne vijim te rritjes se vrullshme, duket se e ka vendosur para kohe ceshtjen e titullit. Bardheblute munden pretendentin e madh-kukesin, duke i treguar verilindoreve, se emri “Tirana”, rajevizohet me krenari dhe asisti ndaj Partizanit, eshte nje “rastesi” e tmerrshme 
Teuta, me ujra te turbullta. Nuk kalon dot kamzen, qe pavarsisht renditjes, tregoi se do te jete e vendosur per te bere piket e shpetimit.
Mahnit Kastrioti ne fraksionin e pare ndaj skuadres qe po vret” kampionatin-Partizanin.
Supergoli i Telushit, ngjitet ne vitrinen e golave me te bukur te kampionatit. Ne gol dhe Bardhi…qe nje Zot e di, pse i shenon aq shpesh Kastriotit.
Ne jug, Luftetari dhe Flamurtari, ndahen pa gola .Sa duket, ata (golat), i kane lene per fazen e katert ne Vlore(?!). Se paku keshtu perkthehet loja aq e qete sot ne qytetin e gurte, skuadra e se ciles figuron me shume”gure” mbi supe…!
Per te “njomur” kete jave (3 gola ne 4 ndeshje), mund te sherbeje cifti Skenderbeu-Laci. Ne fakt, dueli i neserem, per shkak te pozitave ne klasifikim, paralajmeron beteje. Keto dy ekipe, dekaden e fundit, kane dhuruar spektakel e ndare trofe. Korcaret, ne momentin me te erret qe nga epoka”Zeqo”, por dhe bardhezinjte pas hapave te ngadalte te Teutes, nuk kane bere mire detyrat. Me e renda,humbja ne shtepi me zikaltrit. Neser..!
Lajm i dites dhe ne kampionatin me prestigjioz ne glob-Spanje. Gazeta me e madhe sportive e iberikeve-marca, ka nenvizuar faktin, se Real Madrid, pas fitores ne derbi me At.Madrid (1-3) eshte rikthyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!