Kur llogaritë nuk dalin…

Qe ky kampionat eshte mberthyer me refleksione sportive te cuditeshme, kjo eshte vene re qe heret. Por qe starti i 2019 te ishte i tille per shume nga ekipet ne elite, dhe kjo qe i ka kaluar pritshmerite. Kur nje jave me heret, Kastrioti derrmoi Luftetarin ne skajin jugor te vendit,ne shifra tenistike, te gjithe vendosen shenjen e dyshimit te nje coroditjeje te pakuptimte te bluzive. Edhe barazimi i Lacit ne Kamez me kukesin, u pa si befasi. Por ja qe e 20-ta, luajtur ne tri dite, vertetoi me se miri se disa nga hipotezat e startit, te bien. Krutanet me rinovime ne kualitete dhe staf, i bene gjemen” e radhes korcareve kampione ne fuqi. Sikur korcaret te mos ishin keqtrajtuar jashte “telave”,domosdo qe Devolli me te tijte, do ta perkthenin ne supersuksesin sezonal ate triumf ne kushte loje.
Supersukses dhe Luftetari. Gjirokastritet reaguan ne menyre te befte sot ne lac, teksa pas deshtimit me krutanet, shenojne dy here ne 45 minuta dhe spostojne stuhine tek bardhezinjte te cilet behen per “kliniken gjermane”. Kurbinasit, ne ndeshjen me te dobet sezonale. E ndjeu Prenga para sfides..”djemte i kam pare euforike perpara kesaj ndeshjeje”-tha tekniku per “Sporti im” para takimit. Perceptimi i drejte..piket “iken”.
Ne kete faze te trete, pervec Kastriotit, duket se nje tjeter ekip po instalohet me fuqine e dikurshme. Eshte Tirana. Bardheblute, ndonse ne shtepi, ia dolen te rekuperojne Teuten pretendente qe i goditi ne start. Duket se Mema, me kalimin e kohes, ka gjetur modulet fituese te nje grupi qe zor besonte tek vetja. 
Ne Vlore, atje ku vec mungesave te disa titullareve, vendasit lipsej te benin llogarite me eren e forte te stines dhe ate te “gjykimit”. Shume “ere”..rezultoi e tille, ndersa Pollozhanit me stilin Cr7, i anulohet goli. Te tjerat, “ambalazh”.
Kamza ne hall. Perpos problemeve te fundtabeles, klubi sot u perball me siperfaqesimin e financave ne krize. Partizani “driblon”, dhe gjen golin e Asanit. I mjafte, per te mbajtur ne -5 pike Kukesin.
….llogarite, nuk dalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!