Java e 23-të, e pasur me lajme…

Nga Shpëtim Gjoshi

A kemi lajm? Cili është lajmi? Fitorja e Tiranës ndaj Skënderbeut, fitorja e Luftëtarit ndaj Teutës, apo e Partizanit ndaj Flamurtarit?

Gjykojmë që çdo përballje e veçantë ka vlerat e veta dhe njëkohësisht brenda vetes edhe lajmin.

Kriza vazhdon të thellohet te Skënderbeu, por edhe te Flamurtari. Humbja e 10-të e Skënderbeut, ashtu si dhe e 8-ta për Flamurtarin, duke vënë në pikëpyetje synimet në nisje të sezonit.

Rritja e Tiranës, së bashku me Luftëtarin, ashtu si dhe rritja e trajnerëve të tyre Ardi Mema dhe Julian Ahmataj jane lajm.

Lajm është edhe rritja e diferencës në pikë e Partizanit me Teutën, duke pritur rezultatet e Kukësit, pse jo dhe Laçit.

Cila do të bëjë lajm Kamza apo Kastrioti, që tashmë pas fitoreve të Tiranës e Luftëtarit, duken të rrezikuara? Megjithatë ato janë ende në korsinë e luftës për qëndresë.

Cilat janë lajmet e javës së 23-të të kampionatit?

Tani që janë mbyllur ndeshjet e kësaj jave, mund të shprehemi, se lajm është fitorja e Tiranës, fitorja e Luftëtarit, fitorja e Partizanit edhe pse mes polemikash.

Por tani lajm është edhe suksesi i Kukësit ndaj Kamzës, kur kjo e fundit vazhdon të jetë e fundit në renditje, e distancuar nga Kastrioti, që të dielën me pikën e fituar ndaj Laçit, vazhdon si edhe Tirana, të jenë dy skuadrat me ecurinë më të mirë për vitin 2019. 

Mund të themi se Kamza, pas dy sezonesh pjesëmarrjeje në Superiore, i është drejtuar rënies. Po Laçi përse nuk paraqet njëtrajtshmëri nga java në javë?

Këto pra janë telegrafisht lajmet e javës së 23-të të kampionatit. Historia e këtij edicioni pret të pasurohet në javët në vijim me të tjera ngjarje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!