Hebaj gjunjëzon Kukësin, zona e europës ‘mister’
Java e 31: Teuta- Kukësi 4-1 (Hebaj 12′, 52′, 84′ (pen), 67′ Daci / Musta 36′
Teuta në rritje gjën përballë Kukësin e oshilacionëve të mëdha dhe e mund keqazi këtë mbrëmje në ‘Niko Dovana’ 4-1.
Në këtë takim të luajtur në lartësi nga ekipi e Arapit ai që shkëlqeu mbi të gjithë ishte sulmuesi shkodran i durrsakëve Rubin Hebaj. 25 vjeçari realizoi tre gola ndërsa daci plotësoi pokerin te porta e Xhikës.
Në fakt, duket se veç tri pikëve të vyera për Teutën e cila i largohet ndjeshëm zonës play out, humbja e verilindorëve ka vendosur plotësisht në pikëpytje europen e tyre. Tani skuadra e Longos është parakluar nga Partizani i cili mundi po sot Dinamon në Tiranë 3-1.
Të martën në mbrëmje në ‘Kukës Arena’ Kukësi- Partizani do të jetë supersfida e javës së 32-të. Aty ku është plotësisht e ndaluar të humbet… /Sportiim.al/