Shpëtim Duro: Tiranën e mund gjithnjë

Shpëtim Duro ndonëse u rikthye disi me vonesë te Laçi, ia ka dalë në pak javë të rikthejë shkëlqimin skuadrës me të ciëln edicionin e kaluar shkroi histori në europë. 

Pas një ndeshje tejet rivalizuese me Tiranën për javën e 31 Abissnet Superiore skuadra e tij triumfoi sot falë një goli të Guindos në të 13-tën duke marrë tri pikë determinante për europën. Tekniku i bardhezinjëve duke folur në Supersport, pas takimit ka evidentuar disa dukuri…

Fitore e madhe-E kam thënë edhe më parë, po të vazhdonte ajo skuadër, me atë ritëm që kishim në Europë, do të ishim pretendentët kryesorë për titullin. Laçi dhe Tirana nuk kanë diferenca, përveç një lojtari: Taulant Seferit.”

Vertikalizimet? “Do ishte pozitive ta mbyllnim më shpejt ndeshjen, por luanim ndaj një skuadre që po shpallet kampion me meritë. Na duhej fitorja për Europën, e rëndësishme është që fituam.

Këtë skuadër e njoh jashtëzakonisht mirë. Kanë ardhur edhe lojtarë si Adeleke, lojtar shumë i rrezikshëm, është edhe Ujka një superlojtar. Nëse nuk prishet, kjo skuadër do bëjë mirë në Europë dhe sezonin e ardhshëm.

Sot ishte primare, Tirana nuk duhej të festonte sot titullin ndaj një rivali si Laçi. Dua të falënderoj edhe tifozët, është ndeshja e parë që shoh një ambient me optimizëm të tillë.”

Taktika? “Tirana luan me një mesfushor defensive si Toli, i cili rri gjithmonë mbrapa, mendova qe Guindo të luante afër Adelekes. Adeleke është shumë i rrezikshëm në qendër se në krah, kjo është arsyeja pse luajta me dy sulmues.

Unë jam mirë kur kam kundërshtar Tiranën gjithë jetën. I dini statistikat e mia ndaj Tiranës”, tha Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!