Laçi thyen Tiranën, shtyhet titulli

Abissnet Superiore java e 31: Laçi- Tirana 1-0 Guindo 13′

Laçi- Tirana një sfidë e javës së 31-të Abissnet Superiore ishte e gjitha për ‘kornizë’. Jo vetëm fakti që u përballën dy skuadrat e kreut por dhe rivaliteti dhe objektivi për klubet për këtë duel dukej më se ishte i shtuar.

Në fushë të skuadrat me formacionet më të mira të mundëshme. Natyrisht mungesa e Redon Xhixhës te bardheblutë evidente. Nis me vurll dhe cilësitë individuale nisn të bëjnë lojën dhe rrisin rendimentin në gjithë gjeografinë e fushës.

Dhe menjëherë një aksion nga djathta për kurbinasit në të 13-tën do të finalizohej me një supergol të Saliu Guindo. Sulmuesi goditi nga jashtë zone me sferën që u ndal në trekëndëshin e majtë të Visar Bekajt.

Gjithësesi frymëmarrja e qetë e futbollistëve në fushë, “mollë e ndaluar”. Iniston Tirana e cila me një pikë sot në takimin me bardhezinjtë do të festonte titullin e 26 kampion. Në anën tjetër kurbinasit janë më krijues në lojën në mesfsushë dhe shpesh ose shkatërrojnë që në embrion aksionet e Tiranës, ose nisin sulmuesit në lojën e kundërshpejtë. Në fund tri pikë për ekipin vendas dhe Tirana që duhet të presë për të korurëzuar titullin kampion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!