Sheva: Lufta është mizore, Abramoviç nuk është miku im
E mori në 2006-ën për të luajtur te Çelsi në krah të Pogba dhe Anelka, Shevçenko thotë se mes tij dhe Abramoviç pas luftës ruso-ukrainase, nuk ka asnjë shënjë respekti…
Shevçenko për Abramoviç:
“Miqësi e gjatë, por nuk do të jetë kurrë më njësoj mes nesh” – Intervistuar nga Daily Mail, legjenda e futbollit ukrainas Andrij Shevçenko foli për marrëdhënien e tij pronarin apo ish pronarin e Çelsit.
Abramoviç e mori në vitin 2006 nga Milani duke e dërguar në Londër te skuadra e tij por tani pas shpërthimit të luftës, gjithëçka është tjetërsuar mes tyre:
“Ne kishim një marrëdhënie të gjatë miqësie, por nuk mendoj se mund të jetë përsëri e njëjta gjë. E di që ka shumë rusë që duan të ndalojnë lufta.
Dua t’u bëj thirrje sërish të gjithëve që të bëjnë pjesën e tyre për të rikthyer paqen në vendin tim, për të ndaluar vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe fëmijëve. Të gjithë e dimë se lufta është mizore.Nuk mund ta durojmë atë”, tha Sheva. /Sportiim.al/