Finale/ Egnatia në histori, fiton titullin kampion

Final Four, finale:
Partizani – Egnatia 0-1 (Ibrahimoglu 35′)

Për herë të parë me një skemë “Final Four”, për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, është Egnatia që kurorëzohet skuadra kampione e këtij edicioni futbollistik plot surpriza dhe emocione.

Finalja e luajtur në “Air Albania” mes Partizanit dhe Egnatias u mbyll në shifrat 0-1. Dominim i pastër i rrogozhinasve në 45 minutat e para të sfidës ku erdhi dhe goli i avantazhit. Një asist i Spahiut dhe finalizimi i saktë i Ibrahimoglut vulosën shifrat në favor të Egnatias për fraksionin e parë.

Më herët, të kuqtë e kryeqytetit mundën të gjenin rrjetën në një nga rastet e pakta të krijuara, por ekipi anglez i arbitrave me në krye Antoni Tejlor ishin të vëmendshëm për të dalluar parregullsitë në këtë gol të shënuar.

E kundërta ndodh në pjesën e dytë ku Partizani shfaqet më kërkues, ndërsa Egnatia lëshon terren dhe provon të krijojë nga kundërsulmet. Shumë volum loje nga kryeqytetasit por vetëm pak raste drithërues për Sherrin që shpëtoi rrogozhinasit nga barazimi jo në pak momente.

Finalizohet kështu një sezon futbollistik më i gjatë se zakonisht me Egnatian që e mbyll si vendi i parë në renditje dhe firmos titullin historik në finalen e finaleve përballë kampionëve në fuqi të Paetizanit./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!