Demrozi: Titull i merituar, më shijoji skema

Egnatia triumfon ndaj Partizanit dhe shkruan historinë e klubit në futbollin shqiptar. Skuadra e qytetit të vogël ngre lart titullin kampion për herë të parë teksa 12 ditë më pari pati fituar edhe Kupën e Shqipërisë (ndaj Kukësit 1-0) për herë të dytë.

Presidenti i klubit Agim Demrozi u shfaq mjaft i lumtur para mediave teksa tha:

Titulli parë…“E kisha thënë që nuk kishi parë gjë akoma më 1 qershor të vitit të kaluar.  Këtë trofe ia dedikoj familjes time që më kanë ndjekur kudo. Së dyti ia dedikoj Duamenas që ka dhënë shumë për klubin tonë dhe së fundmi tifozëve dhe lojtarëve.

Unë e besoja se do të arrinim këtu. Unë iu kam thënë se nuk keni parë gjë akoma dhe ne sot e vërtetuam.

A kishit frikë nga Partizani? Vetë, sot nuk kam patur frikë nga Partizani. I shikoja çunat shumë të karikuar.

A të shijoi skema? Ishe nga të parët që isha dakort për skemën. Më shijoi, por po të ishte edhe Tirana do të ishte edhe më bukur, do të kishte tifozë më shumë.

Champions League? Duhet të festojmë këto dy kupa që kemi marrë. 2 javë çunat do të jenë pushim dhe më pas do të nisim punën.

Premio dhe lojtarët? Kurajo dhe suport për të gjithë lojtarët. Çunat i kanë marrë premiot individuale, I kanë fituar të treja këtë vit. 1 për Europën, 1 për Kupën dhe 1 për titullin.

Largohet Fernando? Fernando nuk largohet ka kontratë me ne edhe 1 vit. Nuk e di kush e ka thënë, por Fernando nuk largohet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!