‘Oaktree’ niset aktive, shkresa drejt UEFA-s dhe FIFA-s

Interi që nga 22 maji 2024, ka kaluar plotësisht në duart e fondit amerikan “Oaktree”.
Ndërkaq fondi amerikan Oaktree, pronari i ri i Interit në Serie A pas letrës së prezantimit që i është dërguar Andrea Abodit, ministrit të Sportit në qeverinë e Melonit, ka vijuar me proceduart e ‘njohjes’.
Kalifornianët, shkruan La Gazzetta dello Sport, ndërsa kanë kontaktuar edhe me pronarët amerikanë të Milanit, i kanë dërguar një letër FIGC por edhe drejtuesve të FIFA-s e UEFA-s me qëllim që të bëhen të njohur dhe të zbulojnë projektin e ri me zikaltërit.