Leklerk fiton ‘Çmimin e Madh’ në shtëpi, festë e çmendur e Kokëkuqes

Më në fund djali i shtëpisë fiton në pistën e Monakos. Piloti i Ferrarit Sharles Leklerk kalon i pari finishin e garës duke fituar Çmimin e Madh në përpjekjen e tij të gjashtë në këtë pistë ndërqytetase.

E gjitha një garë jashtëzakonisht taktike, të cilën skuadra e ekzekutoi në mënyrë perfekte, me Leklerk që kryesoi nga fillimi në fund. Përfundimi i një dite të paharrueshme, ndërsa Scuderia Ferrari HP mori fitoren e saj të dhjetë në rrugët e Principatës. vendi i tretë për Karlos Sainz, i cili tani e vendos ekipin 24 pikë prapa Red Bull, liderët në klasifikimin e Konstruktorëve.

Gjithashtu në aspektin individual Leklerk pas kësaj gare të fituar ngushton diferencën ndaj Maks Verstapen në 31 pikë. Ai është piloti i 37-të që fiton në rrugët e Monakos. Për më tepër Sharles u bë monegasku i parë që fiton që nga fillimi i Kampionatit Botëror të Pilotëve në Formula 1 në vitin 1950 (Louis Chiron, gjithashtu ishte një monegask teksa fitoi këtu 93 vjet më parë, shumë përpara krijimit të Kampionatit Botëror). Një tjetër shifër, Leklerk është piloti i shtatë i Ferrarit që fiton në Monako.

Ndërka Piastri u ngjit në podium si i dytë. Vetëm vëndi i 6-të për Verstapen.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!