Sheva: Lufta është mizore, Abramoviç nuk është miku im

E mori në 2006-ën për të luajtur te Çelsi në krah të Pogba dhe Anelka, Shevçenko thotë se mes tij dhe Abramoviç pas luftës ruso-ukrainase, nuk ka asnjë shënjë respekti…

Shevçenko për Abramoviç:

“Miqësi e gjatë, por nuk do të jetë kurrë më njësoj mes nesh” – Intervistuar nga Daily Mail, legjenda e futbollit ukrainas Andrij Shevçenko foli për marrëdhënien e tij pronarin apo ish pronarin e Çelsit.

Abramoviç e mori në vitin 2006 nga Milani duke e dërguar në Londër te skuadra e tij por tani pas shpërthimit të luftës, gjithëçka është tjetërsuar mes tyre:

Ne kishim një marrëdhënie të gjatë miqësie, por nuk mendoj se mund të jetë përsëri e njëjta gjë. E di që ka shumë rusë që duan të ndalojnë lufta.

Dua t’u bëj thirrje sërish të gjithëve që të bëjnë pjesën e tyre për të rikthyer paqen në vendin tim, për të ndaluar vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe fëmijëve. Të gjithë e dimë se lufta është mizore.Nuk mund ta durojmë atë”, tha Sheva. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!