Ikën Grezda, largimi mister…
Nuk e ka nisur mbarë Edi Reja në krye të Kombëtares. Së paku, në aspektin e kontigjentit, teksa në pak ditë firojnë disa nga futbollistët e konsideruar titullar të së shkuarës.
Sot ishte dita e Grezdes. Sipas asaj që raporton vetë FSHF, Eros Grezda është larguar për probleme personale. Nuk dihet nëse Grezda ka patur ndonjë fërkim me stafin apo shokët e skuadrës, por largimi i futbollistit të Rejnxhers nga grumbullimi, vishet me mister.
Në vend të Grezdës, ftohet Lorenc Trashi i Partizanit, i cili merr atributet e të qenit pjesë kuqezi për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor.
Ndërkaq, sot në 17:00, në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë do të testohen përballë U-21 të drejtuar nga Alban Bushi.