Kombëtarja, “shtegton” për në Frankfurt…

Ka mbërritur në Gjermani, Kombëtarja në kuadrin e përgatitjeve për dy ndeshjet e rendësishme eliminatore të Euro 2020-s, kundër Islandës në Rekjavik më 8 qershor dhe kundër Moldavisë më 11 qershor në Elbasan.

Në orën 10.00, ekipi dhe stafi që i shoqëron, kanë lënë pistën e Rinasit me një avion të kompanisë “Eurokoha”. Dy orë më pas, skuadra ka mbërritur në aeroportin e Këlnit. Pas procedurave rutinë, ekipi është nisur drejt Frankfurtit.

Rrugës u ndalua për të ngrënë drekë, në një restorant të njohur të zonës. Duke qenë se kjo drekë ishte programuar më parë, ky lajm ishte mësuar nga disa bashkatdhetarë, që së bashku me fëmijët e tyre, kishin ardhur për të takuar futbollistët e Kombëtares.

Pas kësaj ndalese skuadra vazhdoi udhëtimin për në Frankfurt dhe u akomodua në hotel Rilano, ku do të qëndrojë, deri në mëngjesin e 7 qershorit, kur do të niset për Rekjavik, njofton FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!