Ikën Grezda, largimi mister…

Nuk e ka nisur mbarë Edi Reja në krye të Kombëtares. Së paku, në aspektin e kontigjentit, teksa në pak ditë firojnë disa nga futbollistët e konsideruar titullar të së shkuarës. 

Sot ishte dita e Grezdes. Sipas asaj që raporton vetë FSHF, Eros Grezda është larguar për probleme personale. Nuk dihet nëse Grezda ka patur ndonjë fërkim me stafin apo shokët e skuadrës, por largimi i futbollistit të Rejnxhers nga grumbullimi, vishet me mister.

Në vend të Grezdës, ftohet Lorenc Trashi i Partizanit, i cili merr atributet e të qenit pjesë kuqezi për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor.

Ndërkaq, sot në 17:00, në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë do të  testohen  përballë U-21 të drejtuar nga Alban Bushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!