“Uzuni 24”, urime lumë…

Myrto Uzuni sot 24 vjeç. Mesfushori sulmues nga Berati, u bë pjesë e ekipit tonë Kombëtar në “erën” Panuçi, ndërsa lojtari aktual i Lokomotivës së Zagrebit, pati rritje galopante gjatë dy sezoneve të fundit duke u kthyer në futbollistin më në formë të momentit.

Pas aktivizimit paraparak me Tomorrin dhe më pas me Apoloninë e Fierit, Uzuni kaloi te bardhezinjtë e Laçit, teksa në edicionin 2017-2018, pati rritjen dhe shpërthimin e gjithanshëm në tregues tekniko-taktik. Gola të rëndë dhe një supergol ndaj Anorthosis Famagusta për Europa League me kurbinasit të konvertuar në kalim të turit.

Më pas ftesa dhe kalimi te Lokomotiva Zagreb. Fantazi dhe gola, në një kampionat të përparuar. Nuk mungon ftesa e Panuçit, dhe performancë mjaft pozitive e beratasit që sot prek 24 vjetorin e lindjes. Pjesë e kombëtares së Rejes, Myrto Uzuni, konsiderohet si pikë e fortë e formacionit kuqezi.

Sporti IM”, bashkohet me urimet pa fund ndaj futbollistit të Kombëtares duke i uruar edhe 100 vite të shëndetshme e karrierë të shkëlqyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!