Shqipëria pëson 7 nga Norvegjia, Kosova mundet nga Polonia
Shqipëri- Norvegji për femra, luajtur këtë mbrëmje të 25 nëntorit në ‘Air Albania Stadium’, prodhoi shifra të rëndë për ekipin kuqezi të drejtuar nga Armir Grima, 0-7.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 duke treguar se skuadra mund të përballojë edhe gjigandë të futbollit botëror, por më e vështira duhej pritur pasi në të dytën skuadra shqiptare pësoi dhe 6 gola të tjerë.
Në takimet e tjera të Grupit F, Kosova u mund nga Polonia 1-2 ndërsa Belgjika fundosi 19- 0 Armeninë.