Kombëtarja femra, Elezaj e Lufo optimiste

Kombëtarja shqiptare e femrave po vijon stërvitjet dhe përgatitjet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat kuqezi janë grumbulluar që prej ditës së diel në Durrës dhe po zhvillojnë seanca të plota stërvitore. Në prag të ndeshjes së parë ndaj Norvegjisë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 nëntor duke nisur nga ora 20:10, Endrina Elezaj dhe Esi Lufo janë prononcuar për mikrofonin e fshf.org.

Të dyja futbollistet e Kombëtares shqiptare konfirmojnë gjendjen e mirë të skuadrës si dhe vlerësojnë kundërshtaret me të cilat do të përballen, Norvegjinë dhe Kosovën.

Endrina Elezaj shprehet se Norvegjia është një skuadër e fortë, por ekipin tonë mund ta favorizojë fakti që luajnë në shtëpi, ndërsa vlerëson maksimalisht Kosovën, ndaj të cilës pretendohen vetëm 3 pikët.

Edhe Esi Lufo, një nga golashënueset në ndeshjen ndaj Armenisë, ku Shqipëria e femrave arriti një rekord historik me fitoren 5-0, vlerësoi të dyja skuadrat, ndërsa theksoi se skuadra do të futet në fushë dhe do të bëjë lojën e saj për të marrë rezultate pozitive. Stadiumi “Air Albania” duket se i motivon më tepër, teksa Lufo dhe skuadra e shikojnë si një shtëpi të dytë, pas fitores me Armeninë. (Marrë nga fshf.org)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!