Bylis kalon mbi “liqen”, pikë të plota në inferiore
U luajtën sot të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë. Bylis vijon të mos njohë rivalë teksa dhe sot ka marrë tri pikë në Pogradec.
Bie keq Besa e Kavajës në Burrel duke dëshmuar se ende është një grup i brishtë. Shifrat 5-1 për matjanët mjaft të rëndë për verdhezinjtë.
Fiton Korabi dhe mban hapin me kreun. Besëlidhja nuk ka gjëndjen e sezonëve të fundit. Ia del edhe Erzeni ndaj cerrikasëve.
Java e katërt rezultatet:
Pogradeci- Bylis 1-2
Lushnja- Butrinti 1-0
Korabi- Besëlidhja 3-1
Apolonia- Tërbuni 0-1
Erzeni- Turbina 3-1
Burreli- Besa 5-1
Shkumbini- Maliqi 3-1
Vora- Tomori 1-1