Java e katërt, Bylis në Pogradec, Besa në Mat

Pogradeci- Bylis dhe Burreli- Besa sfidat kryesore të ditës.

Në Kategorinë e Parë aty ku dhe skuadra me histori e kanë të pashmangshme një aventurë të shkurtër apo të gjatë, gjithënjë ka rivalitet. Ky edicion teksa ka luajtur 3 javë, ka nisur me formatin një grup duke evidentuar shpejt risitë por dhe projeksionin eventual të skuadrave në garë.

Bylis i rrëzuar sezonin e kaluar nga Superiorja e ka nisur mjaft mirë. Tri fitore dhe vendi i parë. Befasojnë dy skuadrat e ngjitura nga Kategoria e Dytë. Butrinti dhe Shkumbini janë në vendet 3 dhe 4 në një kompeticion ku asistojnë 16 skuadra.

Ndërkaq 4 ekipe tradite si Besëlidhja, Burreli,Pogradeci dhe Lushnja pozicionohen pas tri javëve në fund.

Sot akti i katërt duke nisur nga ora 14:00:

Pogradeci- Bylis

Lushnja- Butrinti

Korabi- Besëlidhja

Apolonia- Tërbuni

Erzeni- Turbina

Burreli- Besa

Shkumbini- Maliqi

Vora- Tomori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!