Bubeqi: Besa ka një objektiv të vetëm

Ndryshimet te Besa në Kategori të Parë, trajneri i ri: “Të ndryshojmë mentalitet, kreu prioritet i javëve të afërme”

Trajneri Dorjan Bubeqi prej disa ditësh është rikthyer në qytetin e tij Kavajë me misionin e vështirë për të ringritur Besën e traditës së madhe futbollistike.

Oshilacinet në rezultate në antitezë me objektivin e klubit, kanë vënë shpesh në pikëpyetje realisht forcën e një grupi futbollistësh të cilët në letër dukën cilësorë. Por humbja 5-1 në sfidën e fundit me Burrelin në ‘Liri Ballabani’, solli largimin e trajnerit Kashami dhe emërimin e Bubeqit.

Tekniku 42 vjeçar e ka rikthim në këtë pozicion teksa në 2015-ën për disa muaj, pati timonin verdhezi. Më pas drejtoi me sukses Erzenin, Korabin dhe sërish shijakasit.

Bubeqi për ‘Sportiim.al’ deklaron:

Rikthimi te Besa juaj…‘-E pranova ofertën e presidentit duke parë që Besa ka një organikë të pasur me futbollistë kualitativë. Sigurisht, paraprakisht bisedova me disa futbollistë të cilët ushqejnë fort mendimin për të ecur lart. Kjo më bindi më shumë se gjithçka.”

Morali në skuadër?-“Sa per moralin e skuadrës ajo dihet që nuk është dhe aq e mirë. Besa humbi thellë në Burrel dhe veç tri pikëve konstatova se djemtë ishin disi të mërzitur. Sidoqoftë gjithë këto ditë përpos punës në terren për të rivitalizuar parametrat tekniko- fizikë, po punojmë dhe për rritjen e moralit skuadër.”

Obejktivi?Te klubi i Besës nuk ka negocim me objektivin. Përherë presidenti kërkon maksimumin. Qëllimi i parë yni, mbetet të afrohemi sa më shpejt me kreun“./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!