Europa League zbarkon në kontinent
Luhet në dy fasho oraresh (18:45 dhe 21:00). Lester- Napoli dhe Gallatasaraji- Lacio pikante. Disa shqiptarë në fushë.
Sot Europa League nga grupi A te H në përballjet e para. Përveç Spartak Moskë- Legia Varshavë luajtur dje e fituar nga polakët (0-1) falë një superaksioni të Ernest Muçit, e finalizuar nga Lirim Kastrati.
Do të ketë futbollistë shqiptarë të tjerë në fushë si Uzuni te Ferencvarosh apo Hysaj, Muriqi te Lacio. Sigurisht ajo që prevalon ka të bëjë me disa duele mjaft të forta në kompeticionin europian të renditur si i dyti për nga cilësia.
Europa League, ndeshjet e sotme faza në grupe:
18:45
Midtjylland – Ludogorets
Cervna Zvezda-Braga
Gallatasaraj- Lacio
Lokomotivë Moskë- Marsejë
Leverkusen- Ferencvarosh
Betis- Selltik
Dinamo Zagreb- Uest Hem
Rapid Vienë- Genk
21:00
Rejnxhers- Lion
Brondbi- Sparta Pragë
PSV- Sociedad
Monako- Shturm Grac
Lieçester- Napoli
Olimpiakos- Antverp
Eintraht- Fenerbahçe
/Sportiim.al/