Sot/ Ronaldo një…’Djall’
Sot në fushë kampionatet elitare në Europë me risinë Kristiano Ronaldo i cili kthehet me uniformen e Junajtid që kur u largua në 2008-09.
Në ‘Old Trafford’ me kapacitet 76 mijë spektatorë, fatlumët e pranishëm sipas projektit të klubit, do mund të rishohin Ronaldon në versionin “Djall”.
Ndërkaq përpos Premier League e cila luan 8 çifte, po sot zhvillohen edhe tre ndeshje në Seria A. Empoli- Venecia, Napoli- Juventus dhe Atalanta- Fiorentina në program.
La Liga, ka në program 4 duele por si Vijareal- Alaves ashtu dhe Sevilja- Barcelona, janë anuluar. Në fushë Lenavte- Vajekano dhe Bilbao- Majorka.
Bundesliga luan javën e 4-ët me Leverkusen- Dortmund e fokusuar si takim kryesor në 15.30 dhe me supersfidën e orës 18:30 Lajpcig- Bajern Mynih.