‘Abissnet’ prezantohet nesër në ‘Air Albania’
Në 3 qershor 2021, u shpall fituesi i Ankandit të emrit të Kategorisë Superiore për tri vitet në vijim.
Ishte Shoqëria Abissnet sh.a. e cila fitoi të drejtën e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore” për tri sezonet e ardhëshme 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024 me vlerën 54 milionë lekë”.
Ndërkaq ditën e startit të edicionit të ri teksa hap sezonin Teuta- Partizani, zyra për shtyp e FSHF-së njofton se : Në ambientet e ‘Air Albania Stadium’
“Ditën e premte, ora 11:00, në sallën e konferencave të ‘Air Albania Stadium’ do të zhvillohet konferenca për shtyp e prezantimit të sponsorit zyrtar të Kategorisë Superiore. Do të jenë të pranishëm Presidenti i FSHF, Presidenti i kompanisë Abissnet sh.a si dhe Presidentë dhe përfaqësues të klubeve të Kategorisë Superiore. Jeni të mirëpritur!”,thuhet në njoftimin për mediat.