Korrea “korr” të mbara që në start
Çfarë debutimi me zikaltrit e Hoakin Korreas. Dy gola dhe tri pikë në Verona
Interi dhe Udinese hapin javën duke konfiskuar nga tri pikë në Serie A, Zikaltrit mposhtën Veronën me përmbysje, me rezultatin 3-1, ndërkohë që vendimtar ishte blerja e fundit,Hoakin Correa.
Kampionët e Italisë ia dhuruan golin e parë vendasve, pasi Handanoviç dha një pasim të gabuar dhe Iliç e ndëshkoi. Në fillim pjesës së dytë shënoi shpejt Inter me Lautaro Martinez.
Ndërkohë blerja e fundit e Interit Korrea shënoi dy gola në fund të takimit për 1-3. Në takimin tjetër Udineze mundi thellë Venecian 3-0.