Korrea ndjek Inzagin te Inter

Mungonte vetëm prezantimi zyrtar, i cili mbërriti pak minuta më parë. Hoakin Korrea është lojtari i Interit. Pas mbërritjes në Milano, kryerjes së vizitave mjekësore tani vjen dhe firma me klubin e famshëm nga Milano me firmën mbi kontratë të argjentinasit deri në 30 qershor 2025.

Lazio e konfirmon këtë lëvizje, përmes një deklarate zyrtare për Bursën në të cilën tregohen shifrat: “SS Lazio SpA njofton se ka transferuar përkohësisht, për një sezon sportiv, të drejtat për paraqitjett sportive të futbollistit Joaquin Carlos Correa te FC Internazionale SpA”.

Sakaq transferimi i Korreas nga lacio te Interi është në formulën e huazimit me obligimin e blerjes së 27 vjeçarit. Korrea ka mbajtur veshur edhe fanellat e Estudiantes de la Plata, Sampdorias në A dhe Seviljes në La Liga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!