Bakajoko i Milan, kontrata në Ligë

Depozitohet në Ligë kontrata e francezit,mesfushori në dispozicion të Piolit.

Pas vizitave të djeshme mjekësore, Milani ka përfunduar të gjitha dokumentet për kalimin e Tiemoue Bakajoko nga Çelsi te klubi nga Milano. Kontrata e mesfushorit francez, në fakt, është depozituar zyrtarisht në Ligë.

Gjithçka që mbetet për momentin lidhet me ‘durimin’ për të pritur njoftimin për shtyp nga klubi Kuqezi për detajet e operacionit e cila me gjasë do të jetë huazim dy vjeçar me të drejtën e blerjes.

Thuajse detyrim me arritjen e kushteve të caktuara, për 15 milion euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!