Totre drejt Tiranës
Klubi bardheblu në një postim e quan punë të mbaruar afrimin e mesfushorit nga Tetova
Mesfushori tetovar Enur Totre është futbollisti i cili në ditët në vijim pritet ti bashkohet Tiranës në Kategorinë Superiore.Lojtari 24 vjeçar sipas mediave sportive, ka arritur akordin me bardheblutë ndërsa do të vazhdojë karrierën e tij me 25 herë kampionët e Shqipërisë.
Mesfushori i qendrës u largua nga tetovarët gjatë kësaj vere dhe pas negociatave me klube të ndryshme ka pranuar që t’i bashkohet Tiranës.
Totre që prej vitit 2014-15 figuron pjesë e Shkëndijës së Tetovës ndërsa shpesh i ka qëlluar të duelojë me lojtarë si Ferhan Hasani për një vend në formacion. Me kampionët e Maqedonisë së Veriut ka shënuar 11 gola.