Ikën ‘kryembrojtësi’

Arsyet mund të jenë të shumta por largimi i njërit prej mbrojtësve më të mirë të Kategorisë Superiore nga Teuta duket më shumë se një habi. Shtylla e mbrojtjes së durrsakëve Rustem Hoxha nuk rinovon Lajmin e bën të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në rrjete.

Njoftimi:

“Faleminderit Kampion! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Rustem Hoxha, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë stafin dhe ekipin.

Faleminderit fanella me nr. 5 për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!