Teuta për ‘shëtitje’, Shkëndija për “xixa”
Shanset e Teutës sot për kualifikim pas asaj humbjeje shokuese 0-4 në të vajtjes me Sherif Tiraspol janë thuajse inekzistente. Sot në Moldavi ndeshja në 19:00 kompletojnë në ‘dy’ takimet me Sherif Tiraspol.
Po sot në 20:00 zbresin edhe dy skuadrat e tjera shqiptare. Shkëndija e Tetovës pasi dështoi 0-1 në sfidën e parë sot luan në transfertë ndaj sllovenëve të Mura.
Pas humbjes së thellë në Budapest 3-0, Prishtina zbret sot në stadiumin “Fadil Vokrri” për tu ndeshur me Ferenvaroshin e Myrto Uzunit. Në rast eliminimi skuadrat tona kalojnë në raundin e dytë të Conference League.
Sot:
Champions League, raundi 1, kthim:
19:00 Sherif Tiraspol-Teuta (4-0)
20:00 NS Mura-Shkëndija (1-0)
20:00 Prishtina-Ferencvarosh (0-3)