Teuta nuk “ekziston” në Champions

Liga e Kampionëve: Teuta- Sherif Tiraspol 0-4

Teuta e Durrësit del kokëulur nga ‘Niko Dovana’. Në ndeshjën e sotme për turin e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Sherif Tiraspol, skuadra e Martinit u shpartallua teknikisht 0-4 duke i vënë kapakun kualifikimit pas një jave në Moldavi.

Përtej entuziazmit në shkallë, starti i gjithi për ‘sherifët’ e përtej kufirit ndërsa sulmojnë pareshtur te zona dhe porta e Stivi Frashërit.

Për të ardhur në minutën e 14′ teksa sulmuesi kryesor Luvanor Henrikue ka ndjekur aksionin dhe topin e kthyer nga Frashëri për të realizuar të parin.

Në mungesë të reagimit nga Teuta janë moldavët që dominojnë. Kallaku dhe Seferi, të huazuarit ishin shumë larg pritshmërive sikurse e gjithë skuadra. Ndërkohë ‘radha’ i takoi sërish miqëve kur luhej shtesa e pjesës së parë.

E dyta, e njëjta situatë. Teuta nuk “ekziston” dhe tiraspolasit arrijnë të shënojnë dhe dy gola të tjerë me Traore (56′) dhe Kastaneda në të 89′-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!