Gjoka: Kemi cilësi, besojmë në kualifikim

Në 20:00, e kthimit: Mura- Shkëndija Tetovë (1-0)

Kanë humbur në të vajtjes por sot Shkëndija e Tetovës në krye të së cilës gjëndet trajneri Erneset Gjoka do tentojë gjithëçka për të përbushur misionin e kualifikimit për në turin e dytë në Ligën e Kampionëve.

Në transfertën sllovene ndaj Murës duhet evituar rezultati i vjatjes 0-1. Tekniku tiranas përcjell optimizëm ndërsa për shtypin sportiv ka thënë:

Gjoka:

Patjetër se besojmë në kualifikim, pasi këtë e dëshmuam edhe në ndeshjen e parë në Shkup, përveç fatit të keq që nuk arritëm të gjejmë golin përkundër faktit se mundësitë ishin me shumicë.

Mura është ekip i fortë fizik, jo rastësisht ka dalë kampion i Sllovenisë. Por ne besojmë në cilësitë tona dhe te fitorja. Dy gjëra i kemi kërkuar skuadrës, të jenë më agresivë dhe të jemi cinik para portës që don të thotë ato raste që do të kemi t’i shfrytëzojmë 100%”.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!