Bakaj rinovon me Dinamon
Edvan Bakaj, ka nënshkruar kontratën e re me Dinamon. 33 vjeçari teksa ka provuar të veshë të tria bluzet e skuadrave të kryeqytetit, zgjat kontratën me blutë.
Dinamo përmes një postimi ka bërë të ditur lëvizjen: “Portieri Edvan Bakaj, rinovimi i parë. FK Dinamo ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me Edvan Bakaj.
Portieri, një nga shtyllat e sezonit të kaluar, ka besimin e drejtuesve për vazhdimin e bashkëpunimit për projektin madhor”
Ndërkaq, Dinamo pret të afrojë për portën edhe portierin e Apolonisë Romeo Harizajn. Marrëveshja gati, pritet zyrtarizimi.