Bakaj rinovon me Dinamon

Edvan Bakaj, ka nënshkruar kontratën e re me Dinamon. 33 vjeçari teksa ka provuar të veshë të tria bluzet e skuadrave të kryeqytetit, zgjat kontratën me blutë.

Dinamo përmes një postimi ka bërë të ditur lëvizjen: “Portieri Edvan Bakaj, rinovimi i parë. FK Dinamo ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me Edvan Bakaj.

Portieri, një nga shtyllat e sezonit të kaluar, ka besimin e drejtuesve për vazhdimin e bashkëpunimit për projektin madhor”

Ndërkaq, Dinamo pret të afrojë për portën edhe portierin e Apolonisë Romeo Harizajn. Marrëveshja gati, pritet zyrtarizimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!