Kuartararo niset i pari…
Në Muxhelo, gara zyrtare të dielën në 14:00. Kuartararo poli i 4-ët sezonal
Piloti zvicerian, Xhejzon Dupaskier në Moto3 u përfshi sot në një aksident të frikshëm ndërsa mbeti pa ndjenja në pistë. Ndërkaq deklarata e Fabio Kurtararos pas ‘pole position’ sot në pistën e Muxhelos, për Çmimin e Madh në MotoGP duket se tregon edhe anën sentimentale të francezit me Yamaha.
“Unë ia kushtoj këtë pol Dupaskier, shpresoj të kem një lajm të mirë për të. Ishte xhiro më e mirë i karrierës sime, të jesh nën 46 vjeç është e rëndësishme, por të bësh një 45 të ulët është e pabesueshme” .
Ai do ta nisë garën nga vija e parë e startit së bashku me italianin Francesko Banjaja (Ducati) dhe francezin tjetër Johan Zarco, me Ducati Pramac.
Ky është “pole” i katërt radhazi për Kuartararon këtë sezon. Zhgënjen sërish Valentino Rosi me Yamaha Petronas i cili edhe pse në shtëpi, do të nisë garën i 19-ti, ndërsa nuk përparon as Mark Markuez me Honda. Vetëm i 11-ti.