Rosi: Vendos pas katër garave, Konte duhej të qëndronte

“Shpresoj që Interi të marrë një trajner të nivelit të lartë, sepse Conte bëri një punë të mirë”.

Do të garohet në Muxhelo në atë që konsiderohet si pista e shtëpisë së Valentino Rosit. Për Çmimin e Madh të Italisë në program të dielën ora 14:00, gara spektakolare sportive ofron paraprakisht jo vetëm provat e lira dhe zyrtare por dhe disa deklarata të forta të disa prej protagonistëve.

Më me rëndësi duket ajo e ‘Doktorit’ me numër 46. Italiani në fund të karierës, ka lajmëruar se do të vendosë lidhur me të ardhmen e tij personale në garat mbi motorr.

“Katër gara të rëndësishme na presin. Më pas do të ketë një muaj pushim. Në atë moment unë do të vendos së bashku me Petronas dhe Yamaha”, tha Rosi që së bashku me Peko Banjaja (Ducati)konsiderohen pilotët e shtëpisë që mund të bëjnë diçka të madhe.

Me Petronas Yamaha SRT, ‘Vale’ në 5 garat e këtij Botërori ka mbledhur 9 pikë.

Ndërkaq Valentino Rosi një fans i çmendur Interit ka folur edhe për largimin e Kontes. Për Sky Sport, i thekuri zikaltër tha: “Nuk e prisja, por ka dinamika të tjera në futboll. Në motoçikleta, zakonisht, nëse fiton nuk largohesh, por kur nuk fiton…

Të shikosh Conten duke u larguar ishte pothuajse si të shihje Mourinhon duke thënë lamtumirë pas finales. Ju vuani gjithë vitin dhe kur është koha për të shijuar, nuk mundeni. Më vjen keq, shpresoj që Interi të marrë një trajner të nivelit të lartë, sepse Conte bëri një punë të mirë “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!