Drita blof në shtëpi, Besa fitore “kunji”
Për javën e 26-të të Superligës së Kosovës, Besa e Pejës edhe pse thuajse është rrëzuar nga Ipko, arriti të merrte një fitore të madhe në shtëpi ndaj Feronikelit me rezultat 2-1.
Gjithësesi dita e sotme pati edhe një surprizë tjetër të madhe. Ajo i përket takimit Drita- Drenica e cila u ndal te barazimi 1-1. Në këtë mënyrë skuadra kampione e Dritës, duket se do ta ketë të vështirë të mbajë kreun pasi nesër në fushë do të jetë rivali Ballkani i cili luan në Mitrovicë me Trepçia’89’.
Sot java e 26-të Ipko:
Besa- Feronikeli 2-1
Drita- Drenica 1-1