Ballkani kap kreun, fiton Llapi

Mirlind Daku shënon golin e 26 sezonal.

Një ditë pas ndalesës së Dritës së Gjilanit me Drenicën 1-1 në fushë zbret Ballkani i Bledi Shkëmbit.

Skuadra nga Suhareka ka triumfuar 0-2 ndaj Trepça’89 falë golave të Dakut dhe Hoxhës, ndërsa tashmë është në vend të parë të Ipko-s.

Te ndeshja tjetër e ditës, Llapi vazhdon të tregojë se rezultatet e fundit nuk kanë qënë rastësi. Ka mundur me rezultatin 4-3 ekipin e Arbërisë dhe tashmë janë ngjitur nëvendin e pestë në renditje.

Pas javës së 26-të Ballkani i pari me pikë të barabarta me Dritën në kuotën e 55 pikëve. Ndjek Prishtina me 50 një takim më pak të cilin e luan nesër me Gjilanin në ‘Fadil Vokrri’ (15:00).

Rezultatet e sotme

Llapi – Arbëria 4-3

Trepça’89 – Ballkani 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!