Munishi debuton me fitore, Progni dy gola

Ismet Munishi nis me fitore aventuren e radhës në drejtimin e një skuadre futbolli në Ipko. Vetëm 48 orë më parë, Munishi u emërua si trajner i Gjilanit me ish-trajnerin e Ballkanit, që debuton me fitore.

Gjilani në një sfidë të luajtur sot në shtëpi me Trepça ’89 arriti të marrë tri pikë me rezultatin teknik 2-1. Gerhard Progni shënon të dy golat e Gjilanit.

Po për javën e 25-të të Superligës së Kosovës, u luajt Ballkani- Drita. Rivaliteti mes dy ekipeve të kreut ka prodhuar vetëm 0-0. Ndërkaq, një takim interesant ai mes Drenicës dhe Arbërisë.

Skuadra e Devollit udhëhoqi me një gol të Eglentin Gjonit por Arbëria arriti të barazojë me Kashtanjeva 9 minuta nga fundi.

Shifrat:

Drenica-Arbëria        1-1

Gjilani-Trepça’89      2-1

Ballkani-Drita            0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!